Author: Journalist All News

Tifozët e Romës i kërkojnë ndihmë ambasadorit Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, për të gjetur bileta për finale e “Conference League”, që skuadra e Mourinhos do ta luajë përballë Feyenoordit në “Air Albania”. Në një komunikim me mediet italiane për atmosferën në Tiranë dhe përgatitjet që po bëhen për këtë event të rëndësishëm të futbollit europian, Bucci shprehet. “Mendoj se është shumë e vështirë për të gjetur bileta. UEFA e ka dorëzuar një pjesë të biletave te Roma, një pjesë te Feyenoordi dhe pjesa tjetër është shitur online me një sistem shumë kompleks. Këtu nuk ka bileta, fatkeqësisht stadiumi është…

Read More

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është transferuar si drejtues politik i PS-së në Lezhë. Më herët ai kishte mbajtur të njëjtën detyrë në Dibër. Në vend të tij në Dibër si drejtuese qarku është caktuar Belinda Balluku. Këto ndryshime janë njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri teksa ka prezantuar Manjën në Lezhë. “Me strukturat e Partisë Socialiste të Qarkut të Lezhës ku prezantova Ulsi Manjën si drejtuesin e ri politik. Falënderova Blendi Klosin për punën e bërë deri më tani në këtë qark. Në cilësinë e Sekretarit Organizativ, në këtë fazë, Blendi ka një përgjegjësi të shtuar…

Read More

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan po pengon përpjekjet e Suedisë dhe Finlandës, të cilat morën vendimin historik për të kërkuar hyrjen në NATO. Ai deklaroi se nuk mundet të lejojë anëtarësimin e tyre për shkak të mbështetjes që ai thotë se u japin militantëve kurdë dhe grupeve të tjera që Ankaraja thotë se kërcënojnë sigurinë e saj kombëtare. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shprehur besimin se aleanca do të vendosë të pranojë me shpejtësi Suedinë dhe Finlandën. Por, deklarata e Erdoganit sugjeron se rrugëtimi i këtyre dy vendeve nuk do të jetë i lehtë. Miratimi nga Turqia…

Read More

Siç ishte paralajmëruar shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas një takimi në Bruksel, ku morën pjesë edhe kryediplomatët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, shto presionin ndaj  Serbisë duke i bërë thirrje të mbështesë sanksionet evropiane ndaj Rusisë. “Për mua është e qartë, si përfaqësues i lartë dhe për kolegët e mi, se të mbash lidhje të ngushta me regjimin e [presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit nuk është më në përputhje me ndërtimin e së ardhmes në BE. Këto të dy gjëra më nuk shkojnë në të njëjtën kohë”, tha Borrell. Borrell, pas në Bruksel, tha se…

Read More

Ish-sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo ka mbërritur në Tiranë. Ai do të jetë të hënën në një ceremoni në Universitetin e Tiranës për të marrë titullin e nderit “Doctor Honoris Causa” në ceremoni që do të mbahet në një nga hotelet e Tiranës. Ai ka mbërritur pasditen e së dielës në kryeqytetin shqiptar dhe në hotel është takuar me kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. Fotot i ka publikuar ish-deputeti socialist Alket Hyseni. “Sot patëm nderin të mikpresim në Tiranë, për herë të parë, Z. Mike Pompeo, Ish Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës…

Read More

Kryeministri Edi Rama është fotografuar sërish këtë të diel duke bërë pazare për shtëpinë. Kjo nuk është hera e parë që kryeministri Rama “kapet” duke bërë pazare. Mesa duket numri një i qeverisë të dielën ja kushton familjes, duke treguar në këtë mënyrë që është një bashkëshort dhe baba i devotshëm. Me këtë rast kryeministri sheh dhe sesi janë rritur çmimet e produkteve.

Read More

Sonila dhe Xhusepe janë një cift shqiptaro-italian që prej dy vitesh kanë ardhur të jetojnë në Krutje të Divjakës. Ata u zhvendosën nga Italia së bashku me biznesin e tyre të rritjes së trëndafilave që sot i mbjellin në Shqipëri, ku numërojnë rreth 450 lloje. Sonila Vogli jetoi 16 vjet ne itali ku studioi per bimet mjekësore dhe është e specializuar per rritjen e  trëndafilave.  Me bashkëshortin nisën të mbillnin 30 varitetet e para  në fushat e Toskanës, për të prodhuar vajin esencial të lules erëmirë.p https://www.youtube.com/watch?v=uo03b8haS8k&feature=emb_title “Kujdesem për trëndafilat që në celjen e tyre dhe deri në rritjen, ka…

Read More

Rritja e numrit të markave që po qasen çdo vit e më shumë në tregun shqiptar nuk shihet me shqetësim për operatorët e tregut. Investitori i “Maritim Hotel Plaza, Tiranë”, Behar Male, shprehet se ka ende hapësira për rritjen e kapaciteteve, pasi ato po ndjekin ritmin e rritjes së përgjithshme të sektorit të turizmit. Sipas z. Male, risk mund të kishte vetëm nëse elementet e tjera të ekonomisë dhe turizmi specifikisht nuk do të kishin më këtë ritëm. Prania e sa më shumë markave, sipas tij, është pozitive, pasi do të rrisë standardin dhe cilësinë e shërbimit. Si ka qenë…

Read More

Nga Mathieu Aref- Për të përfunduar këtë debat mbi fenë (jo për ta zgjidhur) ja mendimet e mia përfundimtare. Në planin personal, ka qenë një kohë shumë e gjatë e rinisë sime në Egjipt që kam kuptuar se fetë ishin vetëm një mjet për të nënshtruar mendjet dhe zemrat e popujve me rregulla dhe parime kastruese dhe drastike. Këto kanë penguar popujt të përparojnë normalisht sipas ligjeve të natyrës, vlerave morale universale, rregullave dhe ligjeve ku jetojnë, lirisë së shprehjes, mendimit dhe komunikimit apo të gjitha besimeve personale. Fetë mohojnë vlerat stërgjyshore të rrënjosura nga familja (dashuria të Ardheut, respekti…

Read More

Nuk duket se investitori legjendar Warren Buffett do të shtojë bitcoin në portofolin e tij së shpejti. I pyetur në mbledhjen vjetore të aksionerëve të Berkshire Hathaway nëse kishte ndryshuar pikëpamjet e tij të famshme negative për bitcoin ose kripto, investitori 91-vjeçar nuk i tërhoqi fjalët e tij. Buffett e filloi përgjigjen e tij duke thënë se nëse të gjithë të pranishmit në dhomë zotëronin “të gjithë tokën bujqësore në Shtetet e Bashkuara” ose “të gjitha apartamentet në vend” dhe ata do t’i ofronin 1% të aksioneve për 25 miliardë dollarë, ai do t’u shkruante atyre për t’i lëshuar një…

Read More